Podcasti i Karrierës No.2

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

Dëgjim të këndshëm!

Lindita Komani, një sipërmarrëse në mbështetje të sipërmarrësve. Ndiqni historinë e saj nga studimet për financë në Grac (Austri) në themelimin e Kopshtit të Talenteve në Tiranë.

Këshilla e Linditës për ata që ende janë duke zgjedhur drejtimin e tyre në formim dhe arsim është padyshim përftimi i aftësive dixhitale.

Talent Garden është një hapësirë ku mëndje të talentuara në fushën dixhitale, teknologjike dhe industrisë krijuese mund të bashkëpunojnë dhe rriten sëbashku.

Crowdfunding, një mundësi për të financuar ide?

Absolutisht po, nëse pyet themeluesit e Prishtina Hackerspace. Një hapësirë e hapur ku mund të punojnë sëbashku njerëz në fushën e teknologjisë, artit, kulturës dhe shkencës. E gjitha e financuar nga crowdfunding.

prishtina

Në 18 prill 2015, iniciatorët hapen fushatën në Kickstarter, një nga platformat më të mëdha të crowdfunding në botë. Në pak më shumë se një muaj, në 25 maj, 2015, ata kishin arritur të mblidhnin 16,995 dollarë. Pavarësisht vendndodhjes së qendrës në kryeqytetin më të ri të Europës, 231 mbështetës nga vende të ndryshme të botës kontribuan për ndërtimin e saj.

Të rinjtë e Prishtina Hackerspace ishin përgatitur mirë përpara se të prezantonin idenë e tyre përballë një audience ndërkombëtare. Ndiqni fushatën e tyre për të zbuluar sekretet pas realizimit nga ide në realitet.

Por vetëm 43% e fushatave në Kickstarter arrijnë t’ja dalin. Nuk është e lehtë për të rënë në sy me idenë tënde në një oqean idesh si ai i platformave online. Ja disa pika që e forcojnë fushatën dhe rrisin mundësitë për financim.

  1. Përgatitja e një buxheti me këmbë në tokë
  2. Zgjedhja e platformës online. Në rastin e Shqipërisë këshillohet përdorimi i platformës Indiegogo
  3. Transparencë dhe qartësi në atë që kërkon
  4. Mbërthe vëmendje nëpërmjet një video të shkurtër e cila pëmbledh idenë tënde
  5. Përgatit një rrjet mbështetës përpara hapjes së fushatës online
  6. Përdorimi i social media
  7. Ndarja e buxhetit në nën-zëra
  8. Komunikimi i vazhdueshëm me mbështetësit e fushatës

Crowdfunding është praktika e financimit të një projekti apo sipërmarrje nga mbledhja e shumë sasive të vogla të parave nga një numër i madh i njerëzish, zakonisht nëpërmjet internetit.

 

 

Podcasti i Karrierës No.1

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës.

Dëgjim të këndshëm!

Sot në Shqipëri diplomohen rreth 30,000 studentë/vit kryesisht në degët Ekonomi, Shkenca Sociale dhe Drejtësi. Numri i të rinjve të cilët dalin nga shkollat profesionale është shumë më i ulët, rreth 3,100 studentë/vit. Shumica e tyre nuk integrohen në tregun e punës, por zgjedhin të vazhdojnë studimet universitare.

Nga ana tjetër, Raporti i Analizës së Tregut të Punës thekson kërkesën në treg për forcë pune të kualifikuar në sektorë si industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese si dhe në profesione si operatorë makinerish, punonjës në shërbime dhe teknik të mesëm.

mind the gap

Mind the Skills Gap

Ky hendek problematik midis aftësive që kërkohen në tregun e punës dhe aftësive që përftohen në shkolla e universitete na shtyn të mendojmë se ka akoma shumë nevojë për të informuar të rinjtë mbi vetë tregun e punës dhe aftësite e duhura për të qënë i suksesshëm.

I ftuari ynë i parë në këtë seri rrëfimesh është graphic designer, Henrik Lezi, i cili drejton kompaninë Grid Cartels. Na ndiqni për të kuptuar si mund t’ja dalësh në një profesion kreativ si ai i Henrikut.

Shënim: muzika e dëgjuar në këtë episod është Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution.

Helping the Rabbit Run Faster

I had never heard the story of the rabbit and the lion. It starts with a weak rabbit seeking advice from the mighty lion on how to protect himself from predators.  The lion assured the rabbit that the solution would be for him to transform into a lion. Elated, the rabbit wanted to know how. “Well”, said the lion, “I am only good at strategies. You have to figure out the rest on your own”.

main_image

This story was told by the Mayor of Tirana, Erion Veliaj, as he addressed a room full of donors, investors and partners at the Tirana Smart City Conference 2016-2026. I could not help myself but feel a bit culpable, as I could see how in our line of work sometimes we resemble the lion. Tirana on the other hand, is more like the rabbit. It is a city that struggles every day to provide basic services to its citizens, a city hardly accessible and friendly to those in need, a place where quick economic gains have taken priority over well-being and quality of life.

Konferenca-13

Erion Veliaj, Mayor of Tirana

Yet, I believe that Tirana has the opportunity to transform itself. The local elections of 2015 brought two major changes, both in terms of its boundaries and vision.  Today, the Municipality is 25 times larger and led by a young and charismatic Mayor. I am tempted to compare him to Justin Trudeau (the newly elected Canadian prime minister), for his vivacity and sense of inclusiveness.

Stefano Boeri

Stefano Boeri, Architect and Urban Planer

The vision to transform Tirana into a smarter city that better serves citizens and visitors alike was presented on January 20th. 112 project ideas were introduced across five priority areas, namely Better Economy, Better Mobility, Better Living, Better Society and Better Rural Life. They included the establishment of technological and economic development zones, social innovation and ICT labs, housing solutions for Roma and Egyptian communities, minimum bike grids and many more.

Beyond introducing the 112 project ideas, the conference hosted two expert panels on 1) innovative financing mechanisms and 2) open data and citizen engagement. The selection of these two topics was not a coincidence. Municipal bonds, social impact bonds, public-private partnerships, transferable development rights, crowdfunding etc., are all means to top up an extremely limited municipal budget. Citizens on the other hand, if engaged, could play a major role in building a smarter Tirana both in bringing to light everyday challenges as well as designing solutions.

foto 1

Better Economy and Rural Life

By no means do we have the solutions to turn the rabbit into a lion, or Tirana into a capital comparable to capitals like Amsterdam or Stockholm. Yet ideas are buzzing in my head as to how we can support the Municipality of Tirana in building inclusive citizen engagement platforms, availing open data to empower citizens so that they can contribute, designing smart solutions for Roma housing, building parks friendly to people with different abilities, and these are just to name a few.

Really, all we can commit to now is to make the rabbit run just a bit faster.

I Përgatitur për Tregun e Punës 2020?

Raporti “The Future of Jobs”, i sapo publikuar nga World Economic Forum, informon mbi aftësitë më të kërkuara në tregun e punës në 2020. 

Vetëm pas pesë vitesh, më shumë se 1/3 e aftësive (35%) që konsiderohen të rëndësishme në tregun e punës sot, do të kenë ndryshuar.

Zhvillimi ekonomik sebashku me atë teknologjik ka transformuar mënyrën se si jetojmë dhe mënyrën se si punojmë. Shumë pozicione pune do të zhduken vitet në vijim duke i lënë vend të tjerave që do të krijohen. Ajo çfarë është e rëndësishme është të ndiqet ky ritëm edhe në përftimin e aftësive përgjatë këtij zhvillimi dinamik.

10-aftesite-me-te-kerkuara-2020

The Future of Jobs, World Economic Forum, January 2016

Listën e kryesojnë ndër të tjera, kreativiteti, aftësia për të ndërvepruar me të tretë dhe inteligjenca emocionale.

creativity

Sipas psikologut dhe autorit Daniel Goleman, persona të cilët drejtojnë ekipe dhe biznese dallohen nga niveli i lartë i inteligjencës emocionale. Goleman argumenton se aftësitë teknike kanë rëndësi, por … nuk mjaftojnë në pozicione ekzekutive.

Sa e përdor ti inteligjencën emocionale? 

Sa të Kushton Taksa e Ulët?

Më 20 Janar 2016, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), do të organizojë Konferencën Tirana Smart City 2016-2026. Një event i cili ndan vizionin e Bashkisë dhe synon të nxisë dialog dhe partneritet mes aktorëve të sektorit publik dhe privat, investitorëve vendas dhe të huaj, si dhe donatorëve. Na ndiqni në javët në vijim ndërsa prekim tematika mbi cilësinë e jetës në Tiranë.

sd4e_article

6:45       Zgjohem në mëngjes dhe shikoj përtej dritares katin e fundit të një pallati i cili po ndërtohet vetëm disa metra larg,

7:00       Bëhem gati të lahem, por uji nuk ka ardhur as sot.

7:10       Shpejtoj të përgatis fëmijët për në kopësht e shkollë.

7:30       Makinën e kam parkuar larg. Mbrëmë u rrotullova disa herë rreth lagjes ku karriget dhe konat e vendosura nga baret e përreth më detyrojnë të parkoj disa blloqe më larg.

7:45       Trafiku në këtë ditë me shi është akoma më i rënduar dhe i ngadaltë.

8:10       Më në fund mbërrij në shkollë, oborri i së cilës më ngjason më shumë me atë të një burgu.

8:30       I afrohem çerdhes. Hyj brenda dhe më përplaset era e qepës dhe e lagështisë.

9:00       Më në fund mbërrij në punë.

17:00     Ndërsa tentoj të kaloj në vijat e bardha thuajse të padukshme, një makinë më shpërfill dhe kalon me shpejtësi duke ngritur ujin e pellgut të vogël aty pranë.

17:20     Poshtë pallatit sërisht më duhet të endem në kërkim të një parkimi. Kësaj here dorëzohem dhe vendos t’i paguaj 200 lek djaloshit që me kutinë e kartonit ka zaptuar një hapësirë.

18:30     Pas detyrave fëmijët duan të luajnë jashtë. Teksa kaloj nëpër mendje vendet e mundshme ku mund t‘i çoj, hapësirat e pakta të gjelbërta janë shumë larg. Vajza do të marri me vete biçikletën, por kam frikë kur mendoj rrugët pa korsi biçikletash dhe rrezikun e makinave. Si përfundim vendosim të qëndrojmë në shtëpi. Një tjetër mbrëmje përpara televizorit.

Ky përjetim i jetës në Tiranë është i ngjashëm për një pjesë dërrmuese të kryeqytetasve. Të gjithë ne kërkojmë dhe presim shërbime më të mira nga Bashkia. Të gjithë ne kërkojmë një Tiranë më të jetueshme. Por sa kontribuojmë ne për Tiranën ku do të donim te jetonim?

Sipas të dhënave nga portali www.opendata.al, një qytetar me të ardhura mesatare duhet të kontribuojë vetëm 25,637 lek / vit.  Sot, Bashkia e Tiranës është në gjendje të mbledhë vetëm 30% të tyre. Është e drejta jonë të kërkojmë shërbime më të mira, ashtu sikurse është përgjegjësia e secilit prej nesh të kontribuojë. E kundërta po na kushton shumë më shtrenjtë.

Jo Vetem në 8 Mars

“Jo Vetëm në 8 mars” është prototipi fitues i Innovation Bootcamp për Dhunën me Bazë Gjinore. Skuadra fituese prezantoi projekt idene e tyre gjatë Konferencës Kombëtare për Dhunën me Bazë Gjinore, organizuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Ideja “JoVetëm në 8 Mars” konsiston në ngacmimin e kuriozitetit të të rinjve për t’i drejtuar ata drejt një dere, ku do të përballen me një skenë dhune, për ta bëre sa më të prekshme për gjithësecilin. Fushata do të finalizohet në 8 Mars, 2016 ditë në të cilën grupi do të shpalosë produktin final të kësaj fushate, videon sensibilizuese me reagimet e ndryshme të njerëzve që përballen me derën, për ta shpërndarë në rrjetet sociale dhe më gjerë.

derajo vetem 8 mars

Jo Thjeshtë për Hir të Inovacionit

Cool, futuristik, teknologjik, out-of-the-box, të gjitha fjalë të asociuara rëndomtë me inovacionin. Gati gati të krijojnë idenë që vështirë se mund të jesh pjesë e tij. Po realisht inovacioni është më shumë proçes dhe bashkëpunim se sa llampa briliante idesh që papritur ndizen në mendje kreative. U deshën 2 ditë, 20 orë, 40 të rinj dhe një ambjent frymëzyes që të arrinim në këtë përfundim.   

Polis 2Polis 1

“Nëse do të kisha 1 orë ne dispozicion për të zgjidhur një problem, do ti kushtoja 55 min problemit dhe 5 min zgjidhjes” – Albert Einstein. E njëjta llogjikë funksionon edhe për Design Thinking, metodologjinë që përdorëm në këtë innovation bootcamp. Ditën e parë ja dedikuam plotësisht eksplorimit të temës “Dhuna me Bazë Gjinore”.

Henrik Lezi U.P-6

Stretch your imagination

Të rinjtë takuan ekspertë të cilët punojnë drejtpërdrejtë me gra të dhunuara, u informuan mbi statistikat që ekzistojnë mbi dhunën e ushtruar kryesisht kundrejt gjinisë femërore. Ata dëgjuan histori nga më të ndryshmet, deri tek ato më të rëndat. Gjatë mbasdites,  të shpërndarë nëpër Tiranë ata intervistuan bashkëmoshatarë për të marrë më shumë informacion mbi njohuritë e tyre rreth kësaj teme dhe kanalet më efektive të komunikimit për këtë grupmoshë.

Grup 1 Grup2

Pasi përpunuan informacionin e mbledhur, grupet filluan procesin e gjenerimit të ideve mbi një produkt i cili do të shërbente për ndërgjegjësimin e të rinjve mbi dhunën me bazë gjinore, duke përdorur teknologjinë.

Grup 4 Grup 3

8 prototipe u zhvilluan dhe u prezantuan gjatë fazës përmbyllëse të bootcamp, nga të cilat 2 ide u vlerësuan si më inovativet dhe me pritshmëri për impakt më të madh. Gjatë 10 ditëve të ardhshme dy grupet do të konsolidojnë prototipet. Në datën 10 Dhjetor do të shpallet prototipi fitues, i cili më pas do të mbështetet financiarisht deri në realizimin e produktit.

 

Innovation Boot Camp

bootcamp_fb

A e dini se në 2013 rreth 60% e femrave mbi 18 vjeç në Shqipëri kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë fizike, psikologjike ose / edhe seksuale ? Ndonëse shifrat janë alarmante, viktimat e dhunës shpesh mbeten të padukshme

GBV---2

Anketa INSTAT 2013 

Këtë fundjavë 14-15 nëntor, mbi 50 të rinj nga universitete të ndryshme do të mblidhen për të ideuar një produkt i cili synon ndërgjegjësimin e të rinjve për dhunën me bazë gjinore. Ata do të drejtohen nga Julia Goga Cooke, themeluese e Gconsultancy, nje firmë e cila merret enkas me zhvillimin e ideve duke perdorur metodologjinë e Design Thinking. Të rinjtë do të asistohen në një sërë fazash, në një proces i cili do te zgjasë dy dite. A do te mund ata të gjenerojnë ide të denja për të fituar një cmim prej 5,000 dolllarësh?

Na ndiqni gjatë kësaj fundjave për të ndjekur rrugëtimin e tyre.

Për ju që ende nuk jeni regjistruar, mos e humbisni këtë mundësi.

Regjistrohu! http://undpalbaniabootcamp.eventbrite.com